Meta kryemadhi spak 1024x576
Sot, 25 shtator, pritej të zhvillohej seanca e parë paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) për ish-presidentin e vendit Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, dhe tre persona të tjerë. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i është nënshtruar një ndërhyrjeje krirurgjikale jashtë vendit edhe seanca e sotme është shtyrë për në datën 9 tetor, ora 10:00. Dosja në fjalë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka në dorë të vendosë nëse do ta kalojë çështjen për gjykim, do ta kthejë në SPAK për hetime të mëtejshme ose do të pushojë hetimet. Kujtojmë se më 19 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën, i cili kishte kërkuar të lirohej nga qelia. Ndërkohë, më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe çoi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi. Ndaj tyre rëndojnë nga tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim i pasurisë. Sipas SPAK, pas hetimeve të kryera janë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik. Irena Gjoka u caktua me short për të marrë në dorë këtë dosje të rëndësishme, më 3 shtator.
Hetimet e SPAK
Sipas SPAK, Ilir Meta, në cilësinë e ish-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kontrata kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. “Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë”, ka njoftuar SPAK më herët. SPAK bën me dije se nga hetimet, është zbuluar se Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Nga hetimet ka rezultuar, sipas SPAK, se Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij asokohe, Monika Kryemadhe si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare… Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar nga agjentët e BKH-së te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte për në selinë e Partisë së Lirisë. Ai është ish-Presidenti i parë në Shqipëri që ka rënë në pranga
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights