Dan hutra 1 1024x605 1 762x450

Shtyhet sot seanca e parë në gjyqin e themelit ndaj Dan Hutrës.

Shkak i shtyrjes së seancës duket se është bërë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.

Para largimit nga kafazi i xhamtë, Hutra iu drejtua gazetarëve: Mos gënjeni shumë.

40-vjeçari Dan Hutra, është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak oreve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”,Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights