📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Anafi 1 1024x576

Pas Santorinit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në ishullin Anafi për shkak të aktivitetit sizmik. Ky vendim i autoriteteve greke do të qëndrojë në fuqi deri më 13 Mars.

Një ditë më parë, një tjetër ishull aty pranë, Amorgos, shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme.

Pasditen e së enjtes në zonën detare midis Amorgos dhe Santorinit ndodhën dy tërmete me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike ndodhën në më pak se 3 minuta.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, më shumë se 14,000 tërmete kanë ndodhur pranë ishullit Santorini që nga 26 Janari.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve vendas dhe vizitorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë ndërsa monitorimi i aktivitetit sizmik vazhdon.

Vala e fundit e lëkundjeve ka ngritur shqetësime mes banorëve dhe zyrtarëve për sezonin turistik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights