Ermir dedja 1024x570

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja. Ata akuzohen për sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes së të riut.

Më konkretisht, hetuesit besojnë se kanë ndihmuar me sigurimin e makinës dhe krijimin e logjistikës për realizimin e atentatit. Personi që ka siguruar mjetin është maroken. Një ditë para ngjarjes ai ka sjellë makinën përmes portit të Durrësit dhe është larguar më pas.

Po ashtu, dyshohet se të shpallurit në kërkim kanë bashkëpunuar ngushtë me dy persona të tjerë, të cilët mendohet të kenë qenë ekzekutorët.

Burime bëjnë me dije se dy personat e shpallur në kërkim janë larguar jashtë vendi. Kjo gjë rezulton nga verifikimi i sistemit TIMS.

Shenjat që lanë pas të shtënat e armëve nga vrasja e Dedjes

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth mesnatës së të hënës në lagjen numër 18 në qytetin bregdetar.

Viktima po lëvizte me këmbë në trotuar, kur një automjet tip Seat, u afrua qetësisht drejt tij dhe vrasësit qëlluan me armë nga brenda tij.

Pas krimit, ata u larguan drejt zonës së Gërdecit, ku edhe dogjën makinën. Automjeti i shkrumbuar i ka ndihmuar ekspertët e Kriminalistikës pasi kanë siguruar prova, të cilat janë dërguar për analizë në laborator.

Për shkak të përfshirjes së viktimës në aktivitete kriminale gjatë viteve të ndryshme, janë ngritur disa pista hetimore që po shqyrtohen nga policia për të përcaktuar motivin e saktë të ngjarjes.

Ermir Dedja mori dy plumba, njëri prej të cilëve në gjoks dhe që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights