📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 12 1 1024x575

Një autobus ka marrë sot flakë në Qafën e Kalasë. Autobusi, i mbushur me turistë të huaj, nisi të marrë flakë në ecje drejt Kalasë së Beratit. Pasi janë vërejtur shkëndijat e para në pjesën e përparme të autobusit, shoferi ka ndaluar dhe 52 pasagjerët që ndodheshin brenda, mes tyre edhe fëmijë, kanë zbritur nga autobusi.

Asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar asnjë lëndim, pasi ata kanë zbritur pa u përfshirë ende autobusi nga flakët. Pas shkëndijave të shfaqura në pjesën e motorit, zjarri ka filluar të përhapet në brendësi të tij. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policie. Si pasojë e zjarrit, autobusi është shkrumbuar totalisht.

Po ashtu, është shkrumbuar nga flakët edhe një automjet tip Benz fuoristradë, i parkuar në derën e shtëpisë, pronari i të cilit nuk mundi dot ta lëvizte. Burimet zyrtare të policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e zjarrit, që paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në motor.

Të njëjtat burime pohojnë se është shoqëruar në polici drejtuesi i autobusit, nga Durrësi, ndërkohë që nga ana e policisë nuk jepet ende asnjë konfirmim për kombësinë e turistëve në autobus.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights