📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shkoder policia sd 800x450 sd

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e dyshuar të përfshirë në sulmin ndaj drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, ngjarje e ndodhur më 21 maj në lagjen “Rus”.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Ç, banues në lagjen “Kiras”, i cili dyshohet se ka transportuar me automjet autorin e sulmit.
Sipas hetimeve paraprake, personi tjetër ka goditur me një send të fortë drejtorin e AKU-së dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Burime policore bëjnë me dije se autori i dyshuar kryesor është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nga sulmi, Ramir Haderi pësoi një dëmtim në zonën e vetullës.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai u largua drejt banesës, ndërsa një ditë më vonë reagoi publikisht duke deklaruar se nuk do të tërhiqet nga detyra.

Hetimet e deritanishme kanë ngritur dyshime se ngjarja mund të lidhet me detyrën e tij si drejtues i AKU-së.

Sipas burimeve hetimore, personat e përfshirë dyshohet se janë paguar për realizimin e sulmit, ndërsa identifikimi i porositësve të mundshëm mbetet ende objekt hetimi.

Policia e Shkodrës dhe Prokuroria po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights