Pesë
autovetura dhe një furgon në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut kanë refuzuar të
ndalen para Policisë së Kosovës, kësisoj personat e dyshimtë kanë filluar të
gjuajnë me armë zjarri në drejtim të policëve.
Zëdhënësi i
Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për
Telegrafin se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.
“Policia ka
tentuar me i ndalë pesë vetura dhe një kombi për kontrabandë, gjatë tentimit ka
pasur të shtëna me armë zjarri nga ana e tyre, pastaj Policia ia ka kthyer.
Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar. Po ashtu jemi në
kërkim të një personi”, tha ai.
Elshani bëri
të ditur se ka kanë konfiskuar kombi dhe tri vetura, dhe se personat e dyshimtë
ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u cilësua si “Sulm ndaj personave
zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”.