Policia e Shkodrës ka goditur një rast të rëndë të shfrytëzimit të të miturve për prostitucion, këtë të enjte, më 24 korrik.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Shkodër kanë njoftuar se kanë arrestuar në flagrancë dy të rinj, të identifikuar si S.C., 19 vjeç, dhe A.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.
Pas disa javësh hetime intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u zbuluan dyshime serioze për përfshirjen e tyre në shfrytëzim seksual të dy vajzave të mitura, përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe, të cilat përdorej për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”– thuhet më tej në njoftimin e Policisë. Kjo shton edhe një akuzë ndaj tyre për prodhim dhe shitje të narkotikëve në rastin që po hetohet.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, ku dy të rinjtë akuzohen për veprat penale: “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”