Policia ka dokumentuar ngjarjen e ndodhur dje, më 17 korrik në Sarandë, ku dy persona u plagosën me armë zjarri në një lokal.
Katër shtetas janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar njëri prej të plagosurve pasi i është gjetur armë zjarri.
Sipas hetimeve, konflikti mes tyre nisi për motive të dobëta duke agravuar në përdorim armësh.
“Dyshohet se 43-vjeçari R. Z. ka hapur zjarr ndaj dy të rinjve nga Tirana, G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të cilët u plagosën rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. Personat në kërkim janë: R. Z., 43 vjeç, për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe bashkëpunëtorët E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, për “Përkrahje e autorit të krimit”, sqaron Policia.
Nga vendngjarja u sekuestruan një armë pistoletë, 4 gëzhoja dhe një krehër me 9 fishekë. Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.