📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
GettyImages 2287527644 696x516

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të vazhdojnë sulmet ndaj Iranit, ndërsa Uashingtoni kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, sipas AP.

Gjatë një takimi me kabinetin në “Camp David”, Trump deklaroi se SHBA-ja do ta godasë Iranin “shumë fort” derisa, sipas tij, Teherani të ndalojë veprimet armiqësore.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, akuzoi Iranin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, ka sulmuar anije tregtare dhe ka vrarë ushtarë amerikanë, duke theksuar se Irani “do të vazhdojë të paguajë çmimin” derisa të rikthehet seriozisht në negociata.

Sulme të reja në Kuvajt dhe në Ngushticën e Hormuzit

Autoritetet e Kuvajtit njoftuan se kanë zmbrapsur një valë të re sulmesh me dronë që ia atribuojnë Iranit. Sipas ushtrisë, disa objekte jetike u goditën, por nuk pati viktima.

Ndërkohë, marina britanike raportoi se një anije cisternë u godit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa pranë një anijeje tjetër ndodhi një shpërthim. Nuk janë raportuar viktima, por njëra prej anijeve pësoi dëmtime në dhomën e motorëve.

Izraeli godet Gazën

Ushtria izraelite kreu sulme intensive në Rripin e Gazës, ku sipas autoriteteve shëndetësore lokale u vranë të paktën dy persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sulmet ndodhën pasi Hamasi konfirmoi se është i gatshëm të çarmatoset, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për armëpushim.

Megjithatë, Izraeli nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtij njoftimi.

Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, e quajti marrëveshjen “të papranueshme” dhe kërkoi vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gaza.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights