Scott bessant dhe yulia svyrydenko 1024x576
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë firmosur marrëveshjen e mineraleve. Kjo marrëveshje parashikon ndarjen e fitimeve të përfituara nga shitja e rezervave minerale të Ukrainës. Ka qenë Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent dhe Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, të cilën nënshkruan marrëveshjen sipas BBC. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Uashington.
Bessent e cilëson këtë si përkushtim i të dyja palëve për paqe dhe qasje të qëndrueshëm në Ukrainë. Kjo e fundit sakaq e sheh këtë marrëveshje si thelbësore për aksesin e ndihmës ushtarake amerikane, pasi parashikohet që SHBA të kontribuojë me ndihmë të re ndaj Kievit, duke përfshirë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Svyrydenko, përmes një postimi në platfomën “X”, e sheh këtë marrëveshje si një mënyrë për të tërhequr investime në Ukrainë. “Në emër të Qeverisë së Ukrainës, nënshkrova Marrëveshjen për Themelimin e një Fondi Investimesh për Rindërtim midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, po krijojmë Fondin që do të tërheqë investime globale në vendin tone”, shkruan ajo në “X”. Ukraina besohet të ketë rezerva të mëdha mineralesh si grafiti, titani dhe litiumi, të cilat janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, teknologjinë ushtarake dhe infrastrukturën industrial. Deri më tani Rusia nuk ka reaguar ende për këtë marrëveshje të nënshkruar.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights