Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
461415417 1029169059219370 1454432900115221286 n 780x439 1 770x433

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për aksionin e realizuar sot në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substanca narkotike.

Ministri thotë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera.

“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë. Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera”, ka pohuar ministri.

Tutje ai ka shkruar se vendi i kriminelëve është prapa hekurave.

Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.

Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjasht personave tjerë të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights