Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me debate dhe ndërprerje në sallën e gjyqit, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka vijuar paraqitjen e provave për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara.
Në vijim të gjyqit të themelit, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, paraqiti të dhëna mbi kontratën e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS.
Avokati Cakrani dhe Monika Kryemadhi: Lexoje mirë, mos të gënjeni.
Gjykata: Për shkak të mosrespektimit dhe cenimit të solemnitetit, vendosi të gjobisë me nga 10 mijë lekë avokatin Kujtim Cakrani dhe Monika Kryemadhin.
Cakrani: Harrove këtë ta gjobitësh terroristin (dhe tregon nga Meta).
Gjykata: Ju paralajmëroj, përsëritja e shkeljeve do të sjellë masa nga gjykata.
