Kryeministri Edi Rama priti sot kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet nesër në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama thekson se takimi u fokusua tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan! Mbi nxitjen e marrëdhënieve miqësore dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në dialogun politik, zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimet kulturore”, shkruan Rama.
Më herët gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama priti në një takim dypalesh kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e para vizitë zyrtare e një kryeministri britanik në Shqipëri.
Liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.