Bukseli do të mirëpresë sot liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ato të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor. Në fokus të samitit do të jetë rëndësia strategjike të marrëdhënieve mes BE-së dhe rajonit dhe progresi në integrimin gradual të shteteve aspirate.
Bashkimin Evropian në këtë samit do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.
Liderët do të vlerësojnë ecurinë e integrimit gradual të rajonit në Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe do të diskutojnë hapat e mëtejshëm për zbatimin e tij. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë, në një mjedis gjithnjë e më kompleks gjeopolitik.
Për të dytën herë, Serbia nuk do të marrë pjesë në samit. Presidenti në detyrë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç nuk do të jetë i pranishëm për shkak të periudhës tranzitore në Beograd pas zgjedhjeve të përgjitshme, situatë kjo e mirëkuptuar nga zyrtarët e Evropës.
Dhjetorin e kaluar, ish-presidenti Aleksandër Vuçiç, bojkotoi samitin si reagim ndaj moshapjes së grupkapitullit të tretë në negociatat e anëtarësimit në BE.
Samiti i radhës BE–Ballkani Perëndimor mund të jetë i fundit ku Mali i Zi merr pjesë me statusin e vendit kandidat, pasi Podgorica është pranë përfundimit të procesit të negociatave për anëtarësim. Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti, ndërsa nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësimit pritet të realizohet jo më herët se qershori i vitit të ardhshëm. Pas këtij hapi, vendi do të kalojë në statusin e vendit aderues në Bashkimin Evropian.
Agjenda
17:00 – Mbërritja e liderëve
17:40 – Mirëpritja zyrtare
18:00 – Seanca plenare
19:05 – Fotoja familjare
19:15 – Konferenca për shtyp
20:00 – Darka




