📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
800 0 turizmi

Turistët e huaj kanë qëndruar më shumë ditë në Shqipëri për të pushuar. Kjo konfirmohet nga shifrat e publikuara nga Eurostat për periudhën janar-korrik 2024. Rezulton se në total turistët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe 3.8 milionë netë qëndrimi.

Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e parë nga turizmi. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 25% dhe 27%, në terma vjetorë, ku rritja e numrit të udhëtarëve ka qenë faktori përcaktues, por në të njëjtën kohë shpenzimi ditor është vlerësuar në rritje

Ndërkohë që vetëm të huaj në  janar-korrik janë regjistruar 6.3 milionë turistë të huaj në vendin tonë.

Shqipëria rezulton se ka lënë pas Malin e Zi e cila regjistron rreth 2.9 milionë netëqëndrime nga turistët e huaj dhe Maqedoninë e Veriut ku turistët kanë qëndruar vetëm 1.2 milionë netë për periudhën janar-korrik 2024.

Niveli më i lartë i kohës së qëndrimit është regjistruar në Qipro dhe më të ulëta në Poloni. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, pati 780.1 milionë netë qëndrimi në akomodime turistike në të gjithë BE-në, një rritje e lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights