Një tjetër segment rrugor i rëndësishëm është tashmë funksional në juglindje të vendit. Bëhet fjalë për rrugën e re Ersekë–Leskovik, një investim i cili jo vetëm përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjet mes zonave, por edhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë lokale.
Pamje të reja nga ky aks janë shpërndarë sot nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku rruga shfaqet përmes dronit, duke kaluar nëpër natyrën e egër e të pacënuar të kësaj zone.
Ky investim vlerësohet si një hap i rëndësishëm për të nxitur qëndrueshmërinë dhe për të kthyer vëmendjen drejt potencialit turistik të juglindjes shqiptare.
