Thumbs b c c768f3e990785a0dc5061d7ad1b0b33b 770x433

Është rritur në 43.259 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 392 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “tri masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 55 palestinezë dhje janë plagosur 186 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.259, ndërsa i të plagosurve në 101.827.

 

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights