Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 104.3 milionë euro është kosto fiskale e kursyer nga qytetarët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme
Këto të dhëna i përkasin periudhës mars–qershor të këtij viti në kuadër të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj, duke ulur ndjeshëm koston fiskale që do të paguanin në rast të transferimit të pronës.
Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.
Sipas administratës tatimore afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026.

