Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu, kanë prezantuar projektin e rigjallërimit të Ish-Uzinës së Autotraktorëve, e cila do të vihet në shërbim të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh pozitiv për projektin e ish-Uzinës, pasi do të plotësojë të gjitha nevojat e shërbime të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikëses, e me një kosto më të lirë.
Nga ana tjetër do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune, të furnizojmë forcat tona të armatosura e të rendit me uniforma shumë cilësore e më pak të kushtueshme. Nga ana tjetër të krijojmë një bazë prodhuese që do mund të shërbejë edhe qëllimit të eksportit. Kështu që në këto mijëra metra katror që sot janë jashtë çdo funksioni, do krijojmë një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, e zhvillim”, tha Rama.