Erdogan i dha çdo udhëheqësi të NATO-s që merrte pjesë në samitin e Ankarasë një dhuratë të papritur: një revolver me emrin e tyre të gdhendur dhe një kuti me fishekë.
Kryeministri britanik Keir Starmer, i cili ua konfirmoi gazetarëve gjatë fluturimit për në shtëpi, nuk mund ta merrte me vete në Britani ku importimi i armës do të ishte i paligjshëm.
Revolveri i tij mbeti në Ankara, pavarësisht se Erdogan kishte vënë një shënim personal ku thuhej se arma do ti shpëtonte kontrollit të eksporteve nga Turqia, raportoi Turkiye Today.
Starmer ndau detajet me gazetarët gjatë fluturimit për në shtëpi nga Ankaraja, duke i përshkruar revolverët si një zgjedhje të papritur nga presidenti turk.
Erdogan gjithashtu i dha secilit udhëheqës një shënim që konfirmonte heqjen e kontrolleve të eksportit të Turqisë për këto armë dhuratë, një hap i pazakontë që megjithatë nuk mundi ta zgjidhte situatën ligjore me të cilën u përball Starmer pas kthimit në Britani.
Nuk është e qartë nëse udhëheqës të tjerë të NATO-s u përballën me pengesa të ngjashme për të cuar armët dhuratë në shtëpi.
Situata e Starmer ishte specifike për ligjin britanik të armëve të zjarrit, i cili ka vendosur kontrolle të rrepta mbi importin dhe posedimin privat të armëve të zjarrit që nga masakra e Dunblane në vitin 1996, e cila çoi në një ndalim pothuajse të plotë.
Dhuratat u prezantuan në margjinat e Samitit të 36-të të NATO-s, të mbajtur më 7-8 korrik në Kompleksin Presidencial të Turqisë në Ankara, samiti i parë i NATO-s i organizuar nga Turqia që nga ai I Stambollit në vitin 2004.
