Emigrantët që zbarkojnë në brigjet italiane janë më shumë se dyfishuar në krahasim me një vit më parë, po ashtu dhe operacionet e shpëtimit të Rojes Bregdetare e autoriteteve italiane, e për fat të keq vazhdon të regjistrohen viktima e anije të mbytura që nisen nga Afrika e Veriut apo Lindja e Mesme e përmes Mesdheut përpiqen të mbërrijnë në Europë me kufirin më të afërt Italinë.

Është raporti i sapo publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Minstria e brendshme Italiane e që monitoron këtë fenomen me të dhëna ditore, javore e vjetore.
Nga 1 janari 2023 e deri më 31 korrik 2023 në brigjet italiane kanë zbarkuar 89 158 emigrantë kundrejt 41 435 të një viti më parë e në të njëjtën periudhë kohore. Mes tyre 10 285 janë minorenë të pashoqëruar nga prindër kundrejt 5605 që ishin një vit më parë.
Shumica janë nisur nga Tunizia rreth 54 mijë, Libia mbi 30 mijë, Turqia mbi 400 mijë e janë kryesisht emigrantë nga Egjipti, Tunizia, Bangladeshi, Afganistani, Siria etj.
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme Italiane i gjithë sistemi kombëtar i strehimit të azilkërkuesve është në gjëndje emergjence pasi regjistrojnë një mbipopullim të kapacitetit të kampeve të strehimit në të gjitha rajonet italiane.
Më në vështirësi ndodhen qëndrat e mikpritjes së minorenë pa prindës që regjistrojnë mbi 73% më shumë sa limiti mbajtës i tyre.
Deri më 31 korrik 2023 janë 72 460 emigrantë që kanë kërkuar azil në Itali e në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë numri i tyre ishte 42 475.
Për fat të keq janë këto muaj të 2023, regjistrojnë një bilanci negativ me rreth 2000 emigrantë të mbytur ndërsa kapërcejnë Mesdheun e me mjaft tragjedi humane njëra prej të cilave pak orë më parë me një barkë me 23 emigrantë në bord.
Ndërsa sa i takon lejeve të qëndrimit raporti shënon të njëjtën linjë shifrash me një vit më parë. Nga 1 janari 2023 më 31 korrik 2023 shteti italian ka lëshuar 1 milionë e 89 mijë e 815 leje qëndrimi kundrejt 1 milionë e 8 mijë e 991 të një viti më parë.
Opozita italiane analizon raportin duke vënë në shënjestër punën e qeverisë Meloni se nuk ka punuar mirë, e premtimet e saj elektorale për të reduktuar zbarkimet kanë dështuar.
Opozita e qendrës së majtë akuzon qeverinë për marrëveshje të dështuar mes vendeve nga ku nisen azilkërkues e për paaftësi arritje marrëveshjesh ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights