📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka treguar detaje nga takimi me drejtuesen e ODIHR, Audrey Glover pas përfundimit të procesit zgjedhor

Celibashi sqaroi se me Glover kanë biseduar mbi ecurinë e procesit zgjedhore, ku thekson se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

Postimi i plotë:

Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

E falënderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve #Vendore14Maj2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights