📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Be 1920x1080

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë të gjitha fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton vonesa në disbursimin e financimeve për shkak të mospërmbushjes së një pjese të reformave të kërkuara.

Nga financimi i përgjithshëm prej rreth 922 milionë eurosh, deri në fund të vitit 2025 ishin disbursuar 76.2 milionë euro në formën e mbështetjes buxhetore. Ndërkohë, për komponentin prej rreth 228.5 milionë eurosh, të parashikuar për financimin e projekteve, nuk ishte realizuar asnjë disbursim, për shkak të mosfinalizimit të marrëveshjeve me Bankën Europiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

“Nga auditimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, për të cilin është parashikuar një financim i përgjithshëm prej 922.09 milionë euro, nga të cilat 657.46 milionë euro në formën e huasë, janë konstatuar vonesa në përfitimin dhe disbursimin e fondeve të parashikuara, si pasojë e mospërmbushjes së disa masave të reformës, kryesisht në fushat e qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore, klimës së biznesit, energjisë, sigurisë kibernetike, sistemit gjyqësor dhe transparencës së financave publike”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Marrëveshja e Huasë për “Lehtësinë e Reformës dhe Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” (RGF) është ratifikuar me ligjin nr. 18/2025, datë 13 mars 2025. Ajo parashikon një financim maksimal në formën e huasë prej 657,458,743.67 euro, disbursimi i të cilit lidhet me përmbushjen e 95 masave cilësore dhe sasiore të Axhendës së Reformës.

“Disbursimi i financimit, me përjashtim të parafinancimit, kushtëzohet nga përmbushja e masave dhe objektivave të përcaktuara në Axhendën e Reformës, të cilat i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit Evropian mbi bazën e kërkesave për pagesë të paraqitura nga autoritetet shqiptare”, thekson KLSH.

Për masat që lidhen me vitin 2025 janë paraqitur katër kërkesa për pagesë. Dy prej tyre janë paraqitur në korrik 2025, përkatësisht për 94,994,047.37 euro dhe 50,590,699.56 euro, ndërsa dy të tjera në janar 2026, për 22,529,893.87 euro dhe 42,304,333.04 euro. Në total, financimi i kërkuar përmes katër kërkesave arrin në 210,418,973.84 euro.

Por, sipas auditimit, kërkesat e Shqipërisë nuk janë miratuar në vlerën e plotë të kërkuar.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar gjatë auditimit, përfshirë anekset e vendimeve të Komisionit Evropian për miratimin e disbursimit të dytë dhe të tretë në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor (RGF), rezulton se kërkesat për pagesë të paraqitura nga Shqipëria nuk janë miratuar në vlerën e plotë të kërkuar, për shkak të mospërmbushjes së një pjese të masave të përcaktuara në Axhendën e Reformave”, thuhet në raport.

KLSH rendit edhe fushat ku janë evidentuar mospërmbushje.

“Mospërmbushjet e evidentuara lidhen kryesisht me qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore, lehtësimin e procedurave administrative dhe reformimin e sistemit të inspektimeve për bizneset, digjitalizimin dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë, integrimin e tregut të energjisë elektrike, përafrimin e legjislacionit për burimet e rinovueshme dhe eficiencën energjetike, forcimin e sigurisë kibernetike, përmirësimin e transparencës dhe eficiencës së sistemit gjyqësor, si dhe transparencën e financave publike”, thuhet në raport.

Deri më 31 dhjetor 2025, në formën e mbështetjes buxhetore ishin disbursuar 76,238,776.49 euro, nga të cilat 30,029,428.12 euro si parafinancim dhe 46,209,348.37 euro si transh pasues. Në maj 2026 është disbursuar edhe një transh prej 22,779,256.24 euro, duke e çuar shumën e përgjithshme të mbështetjes buxhetore të arkëtuar në 99,018,032.73 euro.

Një tjetër gjetje e KLSH-së lidhet me komponentin për financimin e projekteve nëpërmjet Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me vlerë 228,466,913.43 euro. Për këtë komponent, deri në përfundim të auditimit nuk ishte realizuar asnjë disbursim.

“Për sa i përket komponentit të huasë për financimin e projekteve nëpërmjet WBIF, me vlerë të parashikuar prej 228,466,913.43 euro, nga auditimi rezulton se deri në përfundim të tij nuk është realizuar asnjë disbursim. Sipas dokumentacionit të shqyrtuar, marrëveshjet e kontributit me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si institucione përgjegjëse për menaxhimin e fondeve, nuk janë finalizuar ende”, konstaton KLSH.

Raporti evidenton gjithashtu problematika me auditimin e brendshëm të Instrumentit RGF.

“Gjatë vitit 2025 nuk janë kryer auditime të brendshme specifike për Instrumentin RGF, duke kufizuar vlerësimin e pavarur të mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të zbatimit të reformave”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights