Screenshot 119 696x357

Edjon Maliqi, Anastasia Zaimi dhe Helena Kaçe ishin tre të rinj, pjesëmarrës në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste, të cilët ishin të ftuar sot në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Në bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri u shpreh se vendi do të ishte pa shpresë fare nëse të rinjtë do të braktisnin plotësisht politikën.

“Ka njerëz që mendojnë se politika është diçka që nuk ia vlen të merresh, diçka e pistë. Harrojnë që pa politikën shoqëria do të gjendej në një situatë barbarie, sepse politika vërtetë ka fuqi të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vetë të prekshme nazizmin, fashizmin dhe komunizmin, por politika ka bërë edhe mrekulli si Bashkimi Europian dhe SHBA”, tha Rama.

Sipas tij, “politika ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe të ndërtohen sistemet e shërbimit publik shëndetësor”.

“Ata që shajnë fatmirësisht nuk kanë pasur nevojë të shkojnë vetë në spital dhe mbajnë mend spitalet që ishin. Ka akoma që nuk janë ashtu siç duhet, por unë personalisht kam bërë dy ndërhyrje. Ndërhyrja e parë më dha mundësinë të rrija pak më gjatë. Më ka ardhur një mjek amerikan, mjeku i Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë. Ai kishte qenë këtu që në vitin 1992 dhe tha se është e pabesueshme pasi Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ është spital i nivelit ‘A’ në SHBA”, shtoi Rama.

Ndërkohë duke folur për problematikën e largimeve nga vendi, Rama tha se jashtë është bërë e pamundur kriza e strehimit, ndërkohë Shqipëria është vendi i parë në Europë, ku 94% e banesave janë në pronësi të qytetarëve.

“Sot unë sfidoj këdo. Të ikësh sot duke u nisur thjesht nga historitë që ke dëgjuar, do të thotë se nuk di se çfarë të pret atje. Nuk është më koha që mund të kursehet dhe mund të akumulosh kapitale si ata që ikën në vitet ’90 apo në 10-vjeçarin e parë të vitit 2000 dhe deri kur filloi kriza. Sepse nuk po u del atyre që janë atje me një bazë. Të gjitha pensionet sociale dhe stresi që kanë sot qeveritë në Europën e bashkuar lidhet me faktin se shtëpitë janë bërë të pakapshme. Ndërkohë ne kemi një fat shumë të madh sepse në Shqipëri jemi vendi i parë në Europë për pronësi shtëpish. 94% janë pronë e njerëzve. Ndërkohë që jashtë është bërë e pamundur kriza e strehimit”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights