📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Rama Zelensky 1024x576

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga Beogradi, i cili tha se “Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri theksoi se “liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi”.

Sipas tij, “të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen”.

“Ukraina mund të jetë , dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Europën, edhe për veten tonë.Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja”, shtoi Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama: 

Miku im i dashur Volodymyr Zelensky ishte në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nxjerrë tashmë kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos brohorasim më për lirinë dhe të mos vajtojmë më për ata që bombardohen. Më të pamaturit mes tyre na sulmuan edhe ne pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë!

Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi.

Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder, por është ajo që ti je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar. Dhe, për fat të mirë, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt, por Europa e Ballkanit, që tregon rrugën përmes besimit të saj te liria, demokracia dhe paqja, si dhe përmes forcës së shembullit të saj.

Ukraina mund të jetë , dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Europën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja.

Prandaj, po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights