Për herë të parafundit para zgjedhjeve me rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama komunikoi sot virtualisht me qytetarët.
Duke u bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit të votojnë sepse koha nuk premton shumë, ai theksoi se “të Dielën do e qepë gojën dhe populli shqiptar do flasë”.
Komentit ku thuhej se “ka mbetur me turq e arabë”, iu përgjigj kështu:
“Në datën 16 Maj, javën tjetër, të ftoj të shikosh nga Tirana nëse je jashtë shtetit ose të vish dhe ta shohësh se me kë kam mbet unë, në Sheshin Skënderbe.”
Kreu i qeverisë ritheksoi për të disatën herë tashmë se ambicia e tij më e madhe është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, rrugëtim që sipas tij ka shansin të finalizohet vetëm falë punës që Partia Socialiste ka bërë.