Katër vite pas mbylljes së basteve , kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizmin e tyre.

Në dëgjesë Rama po diskuton me anëtarë të kabinetit të qeverisë shqiptare dhe me përfaqësues nga federata shqiptare.

Në fjalimin e tij, Rama tha se në këto vite qeveria ka pasur kohë të shohë të dyja anët e medaljes s për rihapjen basteve.

Ndërsa thekson se është i gatshëm të bëjë këtë diskutim publik, për të parandaluar bastet online në të zezë si edhe për të shtuar kontrollin e shttiot mbi aktivitete online në të zezë.

“ I kemi parë të dyja anët e medaljes, anën pozitive dhe anën negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zezë. Sot jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik. Brenda nesh kemi diskutimin tonë. Kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë e shtetit”, tha Rama.

Nga ana e tij kryetari I komitetit olimpik në Shqipëri, Fidel Ylli shprehet I shqetësua nga aktiviteti i basteve në të zezë në Shqipëri, teksa thotë se paratë që përdoren në bastet në të zezë janë para droge.

Për këtë arsye ai kërkon një mobilizom të fuqishëm nga qeveria për të ndaluar këtë fenomen, si ehde për të ndjekur modelet e basteve në Francë dhe në Itali.

“Kam votuar me kënaqësi për ,mbylljen e basteve. U bë mirë që u mbyllën. Ky është një fenomen që tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ku I gjejnë këto para? Janë para droge, para të pista. Unë sot them të mbyllim bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti jo private. Sot luajnë me miliona, sporti nuk merr asnjë lekë. Po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati. Të ulemi ti shpjegojmë të gjithëve se si është më mirë një fëmijë që futet në dhomë që luan nën moshën 18 vjeç fshehur ne dhomë? Më mirë që ti nxjerrim nga errësira ti kontrollojë shteti dhe të bëjë pallate sporti dhe aktivitete sportive. Të luajnë por me rregulla, me karta identiteti bastet online.  I kemi modelet gati si Italia dhe Franca”, tha Fidel Ylli.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights