Për herë të parë në historinë politike të vendit, Ministria e Brendshme do të drejtohet nga një grua. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë vendim në Asamblenë e PS-së, ku tha: “Për herë të parë, Ministrinë e Brendshme do ia besoj një gruaje. Punët e Brendshme në këtë vend janë njësuar historikisht me punët policore, por nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit.”
Rama theksoi se sfidat e kësaj ministrie janë më të gjera se çështjet policore dhe kërkojnë një qasje të re, gjithëpërfshirëse.
“Për herë të parë, Ministrinë e Brendshme do ia besoj një gruaje. Punët e Brendshme në këtë vend janë njësuar historikisht me punët policore, por nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit.
Pavarësisht se lidhet me punët e Brendshme, policia zë pjesën më të madhe. Ministria e Brendshme nuk bën policore, dhe nuk është kryepolici në asnjë vend demokratik. Në punët tona të Brendshme, unë mendoj se ndryshimi i ministrit është një pikë e rëndësishme. Si rezultat i praktikës së pandershme të fokusimit pikërisht te Policia, jemi i vetmi vend në rajon – se në Evropë është e kotë ta diskutojmë – pa një sistem funksional adresash, dhe të gjithë ministrat e Brendshëm që kanë punuar me mua e kujtojnë, besoj, se biseda e parë ka qenë adresat. Gjithmonë është ngritur një grup pune për adresat, dhe adresat janë: pas Pallatit me Shigjeta, shtëpia e kuqe që ka gardh me dy dele, që është shtëpia ku do çosh zarfin…
Si të gjitha gjërat e tjera, zjarret – jo krimi – janë problem ynë më i madh. Kanë dalë vetë në plan të parë në të gjithë Evropën dhe kanë ardhur në Shqipëri, duke kërkuar nga ne një adresim afatshkurtër dhe afatgjatë. Ndoshta ishte e natyrshme kur vendi kishte mbi 110 vrasje në vit, por mbase kur morëm detyrën, ngritja e Policisë së Shtetit nga hiri ishte prapë e natyrshme që të ishin prioriteti i prioriteteve dhe ministrat të bënin policing, por sot, kur parametrat e rendit publik janë brenda normave, dhe kur të tjera punë të Brendshme kërkojnë një vëmendje të shtuar, kërkojnë aftësi të tjera dhe një mendësi të re. Duhet të bëhet Ministri i Punëve të Brendshme, t’i shohë në 360 gradë punët e brendshme dhe t’i trajtojë si një vend evropian.“, tha Rama.