📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 10 19 at 9.19.22 AM 696x464

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa financiare dhe administrative ndaj të miturve të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestave, si dhe pasoja për studentët që, sipas tij, braktisin mësimin për të sulmuar Policinë e Shtetit.

Në një komunikim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, Rama iu drejtua familjeve të të miturve, duke theksuar se do të mbajnë përgjegjësi nëse nuk kujdesen për fëmijët e tyre, të cilët sipas tij po përdoren si mburojë nga organizatorët e dhunës.

“Kush i është vënë në dispozicion të këtij plani qorrazi do të paguajnë. Iu them të gjithë atyre familjeve të të miturve do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini t’i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve nga 13-16 vjeç që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa atëherë fatura financiare për të gjithë ato dëme do t’iu përndjekë deri në fund”, tha Rama.

Kryeministri Rama paralajmëroi pasoja administrative për nxënësit që largohen nga shkolla për t’u përfshirë në akte dhune, si dhe ndërprerjen e bursave dhe të mbështetjes financiare shtetërore për studentët që, sipas tij, sulmojnë Policinë e Shtetit.

Rama u shpreh se fondet publike nuk do të përdoren për të financuar arsimimin e personave të përfshirë në dhunë, ndërsa dëmet e shkaktuara në hapësirat publike do të riparohen me taksat e qytetarëve.

“Me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do të zëvendësojmë pemët”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi edhe masa ndaj mësuesve që, sipas tij, nxisin nxënësit të përfshihen në akte vandalizmi, duke deklaruar se ata nuk do të lejohen të vazhdojnë punën në shkolla.

“Ata mësues që u thonë nxënësve bini xhamave nuk kanë për ta parë më derën e shkollës. Nëse duan të vazhdojnë universitetin, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdo që është në anën e shtetit, asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve, për asgjë. Iu them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative  për këtë. Nuk do të kenë arsim falas ata studentë që dalin e dhunojnë policinë. Nuk do të kenë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti nëse do të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve për asgjë”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights