📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 06 30
  Kryeministri Edi Rama informoi sot se qeveria do të miratojë Aktin Normativ që e çon shpenzimin për mbrojtjen në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Rama ishte i pranishëm sot në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare “FINCANTIERI”, kompanisë shtetërore “KAYO” dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare. “Pas këtij takimi qeveria shqiptare do të miratojë një akt normativ ku ndër të tjera Shqipëria do të angazhojë të gjithë financimin e nevojshëm për të arritur targetin e përcaktuar nga anëtarësia jonë në NATO, që e çon në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit, shpenzimin tonë për mbrojtjen”, bëri të ditur Rama. Sipas tij, përfituesit e drejtpërdrejtë janë të gjithë ata që janë pjesë e strukturës sonë të ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të gjithë ata të cilët do t’i bashkohen hap pas hapi kësaj rritje të jashtëzakonshme të kapaciteteve tona të mbrojtjes e sigurisë”, shtoi Rama. Pjesë e kësaj sipas tij, është edhe rritja e industrisë ushtarake. “Ne kemi një histori dramatike, një histori të jashtëzakonshme nga një vend ndër më të militarizuarit në botë për perimetër territorial dhe numër popullsie, në një vend që humbi gjithçka pas ndryshimit të regjimit”, tha Rama.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights