Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryeministri Edi Rama u takua sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë takimit, dy liderët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale si dhe konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë për rrugën europiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.

Ata diskutuan edhe në lidhje me efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit.

 

Kryeministri grek nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tij pronësore.

Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.

Kryeministri pati një takim të shkurtër edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights