Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze Emmanuel Macron nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Pritet që ata të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp, moment që shënon dhe përmbylljen e vizitës zyrtare të Macron në vend.
Dje në Tiranë u mbajt Samiti i Komunitetit Politik Evropian që bëri bashkë rreth 53 udhëheqës të vendeve anëtare ose jo të Bashkimit Evropian. Në fokus të diskutimeve ishte situata në Ukrainë.