Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut së fundmi ka nxitur një sërë reagimesh nga opinioni publik në të dyja vendet. Në Shkup u vunë re pakënaqësitë te partitë e mëdha shqiptare, por më së shumti në ato maqedonase.
Presidenti i vendit, Pendarovski deklaroi se duhet të dënoheshin deklaratat dhe banderolat nacionaliste, ndërsa zyra e kryeministrit Kovaçevski ishte e të njëjtit mendim duke thënë se disa zhvillime në këto takime ishin të papranueshme. Nuk mungoi as reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili pretendoi se Kurti atje “promovoi Shqipërinë e Madhe”.
Kritikave të shumëta u është është përgjigjur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës., i cili ka deklarar se Kurti kishte pasur ftesë nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidh fshatin Vicë me fshatin Sellcë.
“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të . Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur edhe presidentit të Serbisë, lidhur me deklaratën se “Kurti në Tetovë promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’”.
“Siç duket Vuçiç është nisur nga vetja e tij, insistimi në ‘Serbi të Madhe’ edhe pas katër luftërave të humbura me emrin ‘Bota serbe’ dhe na akuzon neve kot”.
Faktorët politikë maqedonas e shohin si nacionalist qëndrimin e Albin Kurtit ku gjatë fjalimit të të cilit në Tetovë u shfaq një flamur i “Shqipërisë së Madhe”.