Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Një 6-vjeçar është plagosur me armë nga fqinji i tij në fshatin Kodër Lumë të Kukësit.

Vogëlushi ishte pranë 75-vjeçarit teksa po pastronte çiften, kur ajo është shkrehur duke bërë që të marrë plagë.

Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, kurse policia arrestoi 75-vjeçarin.

Kukës/Informacion paraprak
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
 
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.
 
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
 
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights