⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tirane policia 1

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje.

Aksioni i koduar “Poseduesi” u finalizua në zonën e Rruga e Dibrës, ku shërbimet e policisë ndaluan një automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. T. Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehër dhe fishekë, të cilat posedoheshin pa leje. Arma dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 4, operacioni i koduar “Poseduesi”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, arrestohet në Rrugën e Dibrës, 39-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights