Presidenti i
Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina po përpiqet të frikësojë dhe
provokojë Moskën pasi fajësoi forcat e Kievit për një sulm me dron në kryeqytetin
rus.
Zyrtarët
thanë se dëme të vogla u shkaktuan në disa ndërtesa dhe se dy persona u
plagosën në incidentin e së martës, ndërsa Ukraina ka mohuar të ketë qenë
përgjegjëse.
Ministria
ruse e mbrojtjes tha se tetë dronë ishin përfshirë në aksionin e cilësuar
“terrorist” dhe se të gjithë mjetet fluturuese u rrëzuan.
Duke folur
për mediat ruse, Putin pretendoi se sulmi kishte për qëllim “objektivat
civile”, ndërsa premtoi të përmirësonte mbrojtjen ajrore ruse.
https://www.facebook.com/blueledED/