Image 38 1024x684
Tezat për Gjuhën e Huaj u publikuan rreth 25 minuta para nisjes së provimit të parë për maturantët. Lidhur me këtë ka një reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një njoftim zyrtar në Facebook, Ministria thotë se kjo gjë nuk e cenon procesin, duke garantuar siguri dhe transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi. “Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë. Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore“, bën me dije institucioni. Lidhur me fotografimin e tezave dhe publikimit të tyre, shton se nuk hedh poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh. “Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi. Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit”, thekson më tej. Sot, 3 qershor, mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights