Img 8089 750x397
Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria po ecën më shpejt se më parë me reformat e integrimit. Kos shprehu besimin se vendi ynë do të jetë anëtar me të drejta të plota në BE deri në vitin 2030. “Ne kemi mundësi reale që brenda vitit 2029  të anëtarësojmë një ose më shumë shtete kandidate me të drejta të plota si vende anëtare të BE. Në Shqipëri kemi hapur tashmë 24 kapituj të negociatave. Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky shtet kandidat e ka kuptuar momentin e ri për zgjerimin duke bërë reforma më të shpejta se më parë. Ne duam që shtetet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti ligjor është i panegociueshëm”, tha Komisionerja Marta Kos. Hapjen e kapitujve negociues të mëtejshëm brenda muajit qershor, Kos e ka theksuar gjatë Konferencës për Qendrën e Studimeve Evropiane, në Bruksel, 30 majin e kaluar. “Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Evropën më në fund”, deklaroi Komisionerja për Zgjerimin.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights