📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
DDDDDD

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Kreu i qeverisë ka publikuar sërish imazhin e tryezës prej guri, mbi të cilën ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë kështu të njëjtin mesazh për hapjen e një komunikimi me studentët.

Megjithatë, deri më tani, studentët kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i Ramës nga detyra.

Protestat vijojnë prej disa javësh në Tiranë, ku studentët organizojnë marshime në rrugët e kryeqytetit dhe ndalen në fakultete të ndryshme, duke bërë thirrje për përfshirjen e më shumë studentëve në këtë lëvizje.

Në krah të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kauzën e tyre. Në shenjë kundërshtimi ndaj situatës, studentë dhe pedagogë kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit vijojnë çdo ditë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights