Rama e macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zgjedhur të urojë në Gjuhën Shqipe, Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.

Macron në një postim në “X”, teksa uron Ramën, shkruan se Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan Presidenti Macron.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights