Whatsapp image 2025 10 22 at 13.10.21 675x450

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e sapoemëruar e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Institucionin e Presidentit.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit, të cilat datojnë prej 75 vitesh, duke i cilësuar si një bazë solide për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e intensifikimit të kontakteve politike, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve.

Presidenti Begaj shfrytëzoi gjithashtu rastin për të ngritur çështjen e Kosovës, duke i bërë thirrje autoriteteve vietnameze që të rishikojnë pozicionin e tyre në lidhje me njohjen e pavarësisë së saj dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Presidenti Begaj, duke nënvizuar se mbështetja për shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës do të ishte një hap pozitiv për paqen dhe stabilitetin në rajon.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights