📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Presidenti Bajram Begaj, ka pritur homologun italian Sergio Mattarella. Kreu i shtetit italian ndodhet për një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri.

Në përfundim ta takimit mes dy delegacioneve, Presidenti Begaj tha në konferencën e përbashkët për shtyp se mirëpret ndihmën e Italisë teksa Shqipëria ka hapur negociatat me BE-në.

“Në rrugëtim e saj euroatlantik kemi qenë me fat që kemi gjetur te Italia një mike të vyer dhe mbështetëse të përjekjeve për integrim.

Hapja e negociatave shënon një stacion të rëndësishëm të rrugëtimit tonë që kërkon përkushtim të shtuar.

Me Presidentin biseduam për vijimin e mbështetjes italiane si në rrafshin politik dhe atë teknik për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Ndamë përkushtimin që institucionet tona duhet të vijojnë bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm.

E sigurova Presidentin se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian”, tha Begaj.

Sipas tij “diskutuam për marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore. I kërkova Presidentit mbështetje që të përmbyllet sa më parë dhe të pasohet me të tjera nisma.

Të dyja palët e konsiderojnë shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në luftën kundër lëndëve narkkotike, goditjen e organizatave kriminale, luftën kibernetike etj”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights