Berat policia 1024x597
Është vënë në pranga një 47 vjeçar në Berat. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ai akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë. “Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë”, thonë blutë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat e ekstradimit të tij në Itali.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights