📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1757926565 gjkko

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën masës e sigurisë për Mariglen Qaton, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, pjesë e dosjes së njohur me emrin 5D.

Sipas njoftimit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 184 akti, mbi ankimin e ankuesit Mariglen Qato: “Ankim ndaj vendimit nr. 355, datë 21.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësim mase sigurimi” dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 355, datë 21.05.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në këtë mënyrë: Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Mariglen Qato.

Sipas vendimit, GJKKO e Apelit urdhëron zëvendësimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në burg” të cakuar ndaj tij me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, duke e urdhëruar të pandehurin M.Q, që të mos largohet nga banesa e tij.

Urdhërohet lirimi nga ambjentet e paraburgimit i të pandehurit M.Q, në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights