📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 11 1 696x484

Partia Socialiste po vijon takimet me qytetarët në kuadër të nismës “Prania Besnike”, ku në qendër të diskutimeve janë ankesat, shqetësimet dhe problematikat që lidhen me shërbimet publike dhe institucionet vendore.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ndau sot momente nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e Pranisë Besnike, e cila vijoi si çdo të premte në gjithë territorin e vendit.

Gjatë takimeve të zhvilluara në qarqe të ndryshme të vendit, drejtuesit politikë të PS raportuan për numrin e ankesave dhe kërkesave të paraqitura nga qytetarët, si dhe për hapat e ndërmarrë për adresimin e tyre pranë institucioneve përgjegjëse.

Kreu i qeverisë theksoi se procesi duhet të ndihmojë institucionet që të funksionojnë më mirë.

“Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e t’i çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të ndihmojë institucionet që të funksionojnë më mirë. Vazhdoni sipas objektivave dhe sipas planit”, tha Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha se në javën e dytë të procesit është shënuar rritje e ndjeshme e numrit të dëgjesave me qytetarët.

“Në javën e dytë dëgjesat janë rritur me mbi 50%. Nëse tani janë bërë 209 ankesa apo komente nga qytetarët, 80 kanë qenë në javën e parë, pra 149 në javën e dytë”, u shpreh Klosi.

Në qarkun Korçë, sipas drejtuesit politik Niko Peleshi, numri i rasteve të evidentuara ka arritur në 263. Pjesa më e madhe lidhet me Bashkinë e Korçës, ndërsa një numër i konsiderueshëm i kërkesave vjen edhe nga Pogradeci dhe Devolli. Peleshi vlerësoi se procesi po merr pjesë gjithnjë e më të madhe nga qytetarët.

Në Tiranë, drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla deklaroi se në Kamëz është përmbyllur procesi i rindërtimit, duke iu referuar rreth 1200 përfituesve.

Drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku bëri të ditur se janë regjistruar 431 ankesa dhe kërkesa. Ajo tha se synimi është që gjatë ditëve në vijim të rritet numri i çështjeve të zgjidhura.

Edhe në qarqet e tjera drejtuesit politikë kanë raportuar për ecurinë e procesit.

“38 ankesa kanë qenë në javën e dytë. 100% të rasteve janë referuar për zgjidhje nga deputetët”, tha Ulsi Manja, drejtues politik i PS, qarku Dibër.

Në Tiranë, drejtuesja politike e PS-së, Ogerta Manastirliu tha se me qytetarët janë zhvilluar takime apo komunikime me mbi 1200 pjesëmarrës. Sipas saj, pjesëmarrja po rritet nga java në javë dhe problematikat e paraqitura lidhen si me çështje individuale, ashtu edhe me problematika të komunitetit.

Sipas drejtuesit politik të qarkut Shkodër, Enea Karakaçi, janë regjistruar 172 ankesa në total. Ai tha se pjesa më e madhe e tyre janë të natyrës individuale dhe se qytetarët e kanë mirëpritur procesin.

Në Vlorë, Bledi Çuçi bëri të ditur se sistemi ka regjistruar 179 ankesa gjithsej.

Në Elbasan, Arbjan Mazniku deklaroi se sistemi është tashmë funksional dhe se kërkesat janë përcjellë pranë institucioneve përkatëse. Sipas tij, 31 prej rasteve kanë marrë përgjigje.

Edhe në Kukës, kërkesat e qytetarëve janë përcjellë pranë institucioneve. Drejtuesi politik i qarkut Kukës, Erion Malaj tha se institucionet rajonale janë udhëzuar të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur ankesave dhe kërkesave të përcjella përmes deputetëve të qarkut.

Në qarkun e Lezhës, drejtuesi politik i PS-së, Ermal Nufi tha se “kemi 84 raste gjithsej, në Laç kemi 16 ankesa, 36 të tjera janë gjithsej në bashkinë e Lezhës.

Një tjetër propozim i bërë gjatë takimeve lidhet me kategorizimin e problematikave sipas natyrës së tyre, përtej ndarjes territoriale. Mirela Kumbaro, drejtuese e qarkut Gjirokastër sugjeroi që çështjet e ngjashme të identifikuara në qarqe të ndryshme të grupohen dhe të trajtohen sipas një sistemi të përbashkët prioritetesh.

Ndërkohë, në Berat, drejtuesi politik i PS-së, Ervin Demo u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e ankesave mund të marrin përgjigje pozitive gjatë periudhës në vijim.

“65% të ankesave mund të marrim një përgjigje pozitive në një kohë të në një kohë të mjaftueshme.  Prandaj dy-tre javët që kemi para besoj do të jenë do të jenë javët kritike për të konsoliduar një gjë pastaj që të jetë shumë më e qëndrueshme”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights