Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për
projektin e Portit të Durrësit. Berisha deklaroi se ne do e ndjekim në Gjykatë
Kushtetuese, në Strasburg, teksa paralajmëroi qytetarët e Durrësit dhe të
gjithë Shqipërisë të mos vendosin lekë aty pasi është një skemë piramidale.
“Gjykata
Kushtetuese për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, mbyll dyert kur
shqyrton dokumentet për një çështje.
Çështja
është Porti i Durrësit, që përbën aktin më të madh korruptiv sot në Europë,
çështje e cila është sanksionuar në rezolutat e Komisionit të Jashtëm të
Parlamentit Europian.
Ato
janë miratuar dhe ne kemi vlerësuar shumë grupin e deputetëve që i ka paraqitur
ato amendamente, të cilët konstatojnë se akti është në kundërshtim të hapur me
Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, marrëveshja e vetme bazë kontraktuale e
Shqipërisë me BE, e detyrueshme për të zbatuar nen për nen”, tha Berisha.
Sipas
tij, konstatohet nga parlamentarët europianë se janë shkelur të gjitha parimet
e prokurimeve, e konkurrencës dhe lirë dhe janë shtuar dyshime të tjera.
“Ka
pasur një përpjekje të turpshme të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, që të
përfshijnë edhe NATO-n në këtë aferë, duke i kërkuar NATO-s që ajo të
angazhohet për portin e ri në Porto Romano, në një kohë që Porti i Durrësit
prej dhjetëra vitesh është edhe port ushtarak.
NATO
e ka bërë të ditur se nuk plotësohen kushtet për angazhimin e saj, e ka kuptuar
se bëhet fjalë për një vepër mafioze të Edi Ramës.
Ne
do e ndjekim në Gjykatë Kushtetuese, në Strasburg dhe paralajmëroj qytetarët e
Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mos vendosin lekë aty pasi është një skemë
piramidale. Ortaku i Ramës është në hetim në Indi, prandaj të mos shpenzojnë
lekë në projekte fantazmë”, tha Berisha.
Ai u
ndal dhe te çështja e parkut të Butrintit, duke e cilësuar një aferë të
tmerrshme dhe thekoi se i implikuar fund e krye është Fondacioni
Shqiptaro-Amerikan.
“Një
nga çështjet shumë të rëndësishme që do sjell sot në vëmendjen tuaj është
gjykimi në Kushtetuese i njërës prej aferave më të mëdha korruptive, që është afera
e Butrintit.
Jeni
të lutur të ndiqni çdo seancë, sepse kemi të bëjmë me një aferë të tmerrshme me
të cilën shkatërrohet në mënyrë përfundimtare parku kombëtar i Butrintit.
Mafia
shqiptare për oreksin e saj të tmerrshëm mbi 800 hektarë në Kepin e Stillës, i
shkëput nga qyteza dhe me qytezën ndodh ajo çka ndodh.
E
tëra sipas një projekti të paramenduar në këtë mënyrë dhe për fatin më të keq i
implikuar këtu fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan”, tha Berisha.
.