Donald tusk

Polonia ka pezulluar përkohësisht të drejtën për të aplikuar për azil të emigrantëve që shkojnë përmes kufirit me Bjellorusinë. Kryeministri Donald Tusk njoftoi se do të ndodhë pasi projektligji i diskutueshëm, i cili u lejon autoriteteve polake ta pezullojnë këtë të drejtë deri në 60 ditë, u dekretua nga presidenti Andrzej Duda.

Tusk tha se ligji do të implementohet pa vonesa, ndërsa Duda e ka argumentuar dekretimin si nevojë për të forcuar sigurinë në kufijtë e vendit. Por ky ligj është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut të cilat kanë thënë se BE-ja duhet të marrë veprime ligjore nëse Polonia e implementon.

Qeveria ka argumentuar se pezullimi do të aplikohet përkohësisht ndaj njerëzve që paraqesin kërcënim për sigurinë shtetërore. Për shembull: ndaj grupeve të mëdha agresive që përpiqen të mësyjnë në kufi.

Përjashtime do të ketë për të miturit e pashoqëruar, gratë shtatzëna, të moshuarit e sëmurë, çdokush që është në rrezik të rëndë nëse kthehet dhe çdo qytetar i vendeve që akuzohen se po kryejnë instrumentalizimin e emigracionit, si Bjellorusia.

Që prej vitit 2021, Polonia, Lituania, Letonia dhe Finlanda kanë patur një rritje të numrit të personave që kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia dhe Rusia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights