📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia e Shtetit Plan Detaj Emblema Logoja 1024x576 1 770x433

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshime ka edhe në strukturat drejtuese të Policisë së Beratit dhe Korçës. Drejtuesi Luigj Vathi, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Në të njëjtën kohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj, i cili drejtonte Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është transferuar dhe emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lëvizjet kanë prekur edhe strukturat e Policisë së Tiranës.

Kryekomisari Dashnor Muhaj, i cili mbante postin e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Muhaj është emëruar Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights