📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 27

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare e Vlorës bllokuan sot një mjet lundrues Jet Ski në Gjirin e Livadhit.

Në vijim të kontrolleve intensive për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë Kufitare u sinjalizuan nga qytetarë që po pushonin në Gjirin e Livadhit se një mjet lundrues Jet Ski po kryente manovra të rrezikshme në afërsi të perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare evidentuan në Gjirin e Livadhit mjetin lundrues Jet Ski, me drejtues shtetasin A. L., banues në Tiranë. Mjeti ishte raportuar nga pushuesit pranë Policisë Kufitare dhe pamjet e tij ishin publikuar edhe në rrjetin social JOQ.

Policia informon se gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm. Për këtë shkelje, ai u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit lundrues është ndëshkuar me gjobë 10 000 lekë të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit.

Policia Kufitare vijon kontrollet e pandërprera në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin me përpikëri të rregullave të lundrimit

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights